Rama falënderon mësimdhënësit për mbështetjen e reformës “Mësimi Tërëditor”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë mësimdhënësit që frymëzojnë dhe udhëheqin gjeneratat e reja.
Ai vlerësoi rëndësinë e projektit “Mësimi Tërëditor” duke theksuar se ky është një hap pozitiv si për mësimdhënësit, ashtu edhe për prindërit. Rama falënderoi të gjithë aktorët e përfshirë për bashkëpunimin në këtë reformë progresive dhe theksoi se me përkushtim të përbashkët, kryeqyteti po ecën përtej drejt arsimimit cilësor dhe mbështetjes së fëmijëve.
Në fund, Rama nënvizoi se bashkëpunimi mes institucioneve, mësimdhënësve dhe prindërve është çelësi për suksesin e çdo projekti edukativ në Prishtinë. /Kosova.info/
