Rama emëron Donjeta Dragushën drejtoreshë të Zhvillimit Rural

Donjeta Dragusha është emëruar drejtoreshë për Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se Dragusha do të angazhohet për ta zhvilluar bujqësinë dhe turizmin rural, që sipas tij kanë potencial për agroturizëm.

“Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik”, ka shkruar Rama.

Ai e ka falënderuar ish-drejtorin e Bujqësisë, Plator Gërdovcin që ditë më parë u lirua nga detyra për mbështetjen ndaj bujqve.

Rama të martën njoftoi edhe për emërimin e Sibel Halimit në pozitën e drejtoreshës së Kulturës. /Kosova.info/

Go to TOP