Rama: Ekipet në terren për pastrimin e mbeturinave ndërtimore, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet komunale kanë dalë sot në terren për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ato ndërtimore, të cilat shpesh po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve.

Ai theksoi se me rritjen e përditshme të nevojave të familjeve dhe bizneseve në kryeqytet, është thelbësore që secili të tregojë kujdes dhe përgjegjësi ndaj mjedisit.

“Ju lusim për bashkëpunim. Bashkë e mbajmë qytetin të pastër dhe të shëndetshëm,” tha Rama duke ftuar qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit publik. /Kosova.info/


Go to TOP