Rama: Do të bashkëpunojmë me KEDS-in që të mos ketë ndërprerje të rrymës në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me drejtorin gjeneral të KEDS-i, Alpin Dogan dhe ekipin e tij, për të diskutuar lidhur me situatën energjetike në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë që do të kenë bashkëpunim me KEDS-in që të mos ketë ndërprerje të rrymës në Prishtinë.

“Alpin na informoi se ditëve të fundit ka pasur punime të planifikuara në disa nën-stacione, të cilat kanë përfunduar me sukses, dhe u zotuam se do të bashkëpunojmë ngushtë që mos të kemi ndërprerje të energjisë elektrike”, tha Rama.

Go to TOP