Rama: Bllokadat e panevojshme po dëmtojnë qytetarët, sheshet janë për publikun
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj vonesave në ndërtimin e sheshit duke theksuar se pengesat dhe bllokadat e panevojshme po i penalizojnë drejtpërdrejt qytetarët e kryeqytetit.
Ai ka nënvizuar se projekte të tilla janë në shërbim të qytetarëve dhe nuk duhet të bëhen objekt i pengesave politike apo burokratike.
“Sheshet janë të qytetarëve dhe për qytetarët,” ka deklaruar Rama duke shtuar se vonesat vetëm sa e zvarrisin përmirësimin e hapësirave publike në Prishtinë.
Rama është shprehur i vendosur që të vazhdojë me realizimin e projekteve transformuese në kryeqytet duke theksuar se fokusi i tij dhe i ekipit mbetet puna konkrete dhe jo, siç u shpreh ai, “bllokimi dhe propaganda”.
Sipas tij, përfundimi i projekteve të mëdha urbane do të sjellë ndryshime të prekshme për jetën e qytetarëve të Prishtinës. /Kosova.info/
