Rama batuta me Macronin për Trumpin: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr vëmendjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, dhe kjo pasi një video e tij duke biseduar me presidentin francez, Emanuel Macron u bë virale.
Rama në video dëgjohet duke i thënë Macronit të kërkojë falje, dhe shohim po ashtu një president tejet konfuz duke pyetur “pse?”, transmeton Klankosova.tv.
“Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!”, është shprehur Rama duke tallur kështu Trumpin për keqinterpretimin e tij për një paqe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
“Më vjen keq pra!”, i thotë Macroni me buzëqeshje Ramës.
Derisa kryeministri i Shqipërisë vazhdon tutje duke thënë: Ai punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!
