Rahovec, gruaja rrahet nga vjehrri
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Rahovec.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka pësuar dhunë nga vjehrri i sa.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
“Rahovec,19.08.2025-19:40. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Lidhur me rastin, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj dhe nuk ka dëshiruar urdhër mbrojtës. Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
