Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Me datën 31.03.2025, rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani” dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 664.80 euro iu kthyen asaj me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin B. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare. /Kosova.info/

Go to TOP