Qytetari në Viti dorëzon në Polici portofolin me mbi 1000 euro

Policia ka bërë të ditur se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor një portofol me 1 mijë e 30 euro dhe dokumente personale. Qytetari raportohet se portofolin e kishte gjetur në rrugën “Adem Jashari” në Viti.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin qe i kishte humbur portofoli dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.

Sipas policisë, pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer Portofolin. /Kosova.info/

Go to TOP