Qytetari gjen kuletën me mbi 1 mijë euro, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari, Imer Krasniqi më 08.05.2025 në Junik kishte gjetur një kuletë, në të cilën kanë qenë 1 mijë e 300 euro dhe dokumente të tjera personale.

Policia ka njoftuar se sot është identifikuar dhe kontaktuar personi të cilit i kishte humbur kuleta, e që më pas i janë kthyer kuleta së bashku me paratë dhe dokumentet që i kishin humbur.

“Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin  dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, ka  njoftuar Policia e  Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP