Qytetarët serbë paralajmërojnë protestë në Zubin Potok
Qytetarët serbë në very, paralajmëruan për sot në orën 11:00, mbajtjen e një proteste në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar mbajtjen e protestes.
Ende nuk dihen arsyet e mbajtjes së saj. Megjithatë dyshohet se ajo ka të bëjë me kundërshtimin e vendosjes nga policia të pengesave mbi urën në Bërnjak, për parandalim të kontrabandës.