Qytetarët e Prishtinës të kënaqur me punën e Përparim Ramës

Pas disa projekteve të realizuara së fundmi, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës dhe nismat për një qytet më të gjelbër, qytetarët e Prishtinës shprehin kënaqësinë për përkushtimin dhe punën e kryetarit Përparim Rama. Projekti më i fundit, “Ishulli urban,” ka marrë reagime pozitive nga qytetarët, të cilët shprehën optimistë për zhvillimin e qytetit.

Driton B., 45 vjeç, banor i lagjes Ulpiana, thotë se, vitet e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm në rrugë dhe gjelbërim.

“Më pëlqen që fokusi është edhe te hapësirat për këmbësorë dhe projektet që rrisin sigurinë e qytetit”, tha ai.

Përparim Rama ka bërë shumë për qytetin tonë, tha Arta S., 33 vjeç, nga Prishtina.

“Veçanërisht me projektin e ri për të riparuar rrugët dhe trotuaret. Ka më shumë pastërti dhe kujdes për hapësirat publike”, tha ajo.

“Është inkurajuese të shohësh përkushtim për zhvillimin e Prishtinës. Projektet për biçikleta dhe hapësira për të rinjtë janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e qytetit”, tha Blerim T., 23 vjeç, student.

Ai thotë se, projektet e realizuara nga Rama, janë mbresëlënëse, sidomos ky i fundit “Ishulli urban”. /Kosova.info/

Go to TOP