Qendra Studentore e ka një njoftim për studentët që janë fëmijë të veteranëve të luftës

Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka njoftuar se ka pasur një problem Teknik për studentët që janë fëmijë të veteranëve të luftës.

Ky problem është evituar, por studentët e kësaj kategorie duhet ta kontaktojnë një numër.

Qendra Studentore përfshin konviktet si dhe mensën. 

Njoftimi i plotë i Qendrës Studentore:

Student të nderuar dje me datë 12.09.2022 gjatë procesit të aplikimit, në intervale të caktuara kohore është paraqitur një problem teknik në system, për kategorinë “Student fëmijë i prindit Invalid të Luftës”.

Pasi është shfaqur ky problem, kësaj kategori nuk i’u janë llogaritur pikët shtesë. Me intervenimin e punëtorëve të IT-së ky problem është evituar.

Prandaj kërkojmë nga studentët e kësaj kategorie (student fëmijë i prindit Invalid të Luftës) të cilët kanë aplikuar dje për vende në konvikte ose për mensë që të telefonojnë në Qendrën e Studentëve në nr të telefonit 044-538-076, 038223951 dhe 03820065800 për anulimin e aplikimit.

Pas kësaj të njëjtit student duhet të riaplikojnë sipas të njëjtës procedurë në menyrë që të përfitojnë pikët shtesë në bazë të kriterve të konkursit.

Faleminderit për mirëkuptim!

Go to TOP