QKU-ja pret delegacionin nga Fondacioni “Sheikh Zayed”

Një delegacion i lartë nga Fondacioni “Sheikh Zayed” i Emirateve të Bashkuara Arabe, vizituan Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK, Osman Hajdari, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, dr. Violeta Uka, si dhe nga stafi e kësaj klinike.

Gjatë vizitës përfaqësuesit e këtij fondacioni shpërndanë dhurata (veshmbathje), për 100 fëmijë që marrin shërbime shëndetësore në Klinikën e Pediatrisë.  

Në takim të pranishmit diskutuan për projektet të reja, si dhe për ndihmën që mund t’i ofroj shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për institucionin tonë.

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari, falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që i është bërë për rastet e shtrira në klinikën e Pediatrisë, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe me tutje në infrastrukturë dhe nevoja tjera, sipas kërkesës së Klinikës së Pediatrisë. /Kosova.info/

Go to TOP