“Këmbësorët” shqiptojnë 32 gjoba në Prizren

14 këmbësorë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit në Prizren janë gjobitur.

Në kuadër të planit operativ të policisë të quajtur “Këmbësorët” që ka filluar së implementuari nga 26 shkurti, gjoba kanë marrë edhe 18 shoferë të automjeteve të cilët nuk i kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalime.

“Gjatë implementimit të këtij Plani Operativ”, nga patrulla policore në terren janë marr veprime në vetëdijesimin e këmbësorëve në komunikacion për respektimin e rregullave të komunikacionit, duke aplikuar vërejtje por edhe duke shqiptuar vendime për kundërvajtje.

Nga data 26.02.2024 deri me date 03.03.2024 nga patrulla policore janë shqiptuar gjithsej 32 –Vendime (gjoba)”, bën të ditur policia.

Këto masa do të vazhdojnë deri më 31 mars.

Go to TOP