Qeveria shpërbënë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që ta shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës. 

Ndërmarrja e Re Energjetike të Kosovës ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” nga ‘Contour Global’, por ky projekt është anuluar që nga marsi i 2020.

Ndërmarrja prej vitesh ishte pa funksion, por vetëm brenda vitit 2022 ia ka harxhuar buxhetit të shtetit afër 100 mijë euro në paga për shtatë anëtarë të saj.

Në mbledhje Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila prekte nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Qendrës së Paraburgimit dhe Institucionit Korrektues në Prizren”, propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Rrugës Rajonale R221 Cerokolez-Rakosh” si dhe propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila prekte nga realizimi i projektit: “Konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i kompleksit memorial Masakra e Reçakut”.

Go to TOP