Qeveria shkarkon bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”

Qeveria e Kosovës sot e ka votuar pro shkarkimit të bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Me propozim të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është emëruar bordi i përkohshëm në përbërje të kryesuesit Ismet Vrapqani dhe tre anëtarë Dhurata Gutaj, Taulant Tanushaj, si dhe Sibel Halko-Shatri.

Kjo pikë u votua pro nga i gjithë kabineti qeveritar.

Go to TOP