Qetësi e përkohshme në tregun e naftës pas zhvillimeve SHBA–Iran, pritet stabilizim i brishtë

Zhvillimet e fundit gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, përfshirë armëpushimin dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, kanë sjellë një lehtësim të përkohshëm në tregjet globale të naftës.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ulja e frikës për ndërprerje të furnizimit është reflektuar menjëherë në tregje, ku indekset kryesore si USOIL dhe Brent kanë shënuar stabilizim gjatë orëve të fundit.

Megjithatë, ai thekson se kjo situatë mund të jetë vetëm një reagim afatshkurtër. “Nëse qetësia vazhdon, çmimet mund të pësojnë rënie graduale, por vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të siguronte stabilitet real në tregjet e naftës”, ka deklaruar Berjani.

Ai shton se zhvillimet ndërkombëtare ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun kosovar duke bërë që çdo luhatje globale të reflektohet në çmimet vendore të derivateve. /Kosova.info/


Go to TOP