Qeni më i vjetër në botë feston ditëlindjen e 31-të

Bobi, një qen portugez i cili u shpall më i vjetri në botë nga “Guinness World Records” në shkurt, festoi ditëlindjen e tij të 31-të të enjten, sipas një njoftimi për shtyp nga Guinness.

Pronari i tij, Leonel Costa, i tha Guinness se do të jetë një festë “shumë tradicionale” portugeze.

Mbi 100 njerëz do të marrin pjesë dhe një trupë vallëzimi do të performojë, sipas njoftimit për shtyp, shkruan CNN.

Costa i tha Guinness se Bobi ka gëzuar shumë vëmendje që kur u kurorëzua si qeni më i vjetër në botë.

“Kemi pasur shumë gazetarë dhe njerëz nga e gjithë bota për të bërë një foto me Bobin”, tha ai.

Ai shtoi se qeni është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së fundmi iu nënshtrua një kontrolli për shkak të shqetësimeve për stresin e vizitorëve të shpeshtë.

Go to TOP