Qatip Osmani emërohet trajner i ri i Malishevës
Malisheva ka zyrtarizuar si trajner të ri Qaip Osmanin, një emër i njohur i futbollit nga Tetova.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Qatip Osmani është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva! Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani i cili do të udhëheqë skuadren tonë. Qatip Osmani, një nga emrat më të njohur të futbollit në rajon, ka lënë gjurmë të thella në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe e duke ndërtuar sukses. Tani, strategu tetovar i bashkohet Malishevës për të udhëhequr ekipin tonë drejt objektivave të reja.
Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!”, ka shkruar Malisheva.
