Punëtorë të “Pastrimit” shahen e sulmohen në terren 

Dy punëtorë të KRMM “Pastrimi” të enjten (19 janar) janë lënduar gjatë punës në terren.

Njëri ka rënë në një gropë duke pësuar ndrydhje në gjymtyrë të majtë.

Ndërsa tjetri është sulmuar nga qytetarët derisa ishte duke larguar mbeturinat në një nga lagjet e kryeqytetit, raporton “Ju Flet Prishtina”.

“Janë ardhë tre, katër vetë, horën e dheut m’kanë bo! Une i kom 53 vjet, ma mirë u kanë me m’rre se të shamet që mi kanë ba. Edhe u ardh njani m’ka kap për gjyksi m’ka mbështet për kamioni e m’ka thanë qu grahi!”, deklaron punonjësi i kompanisë “Pastrimi”, Hamdi Gosalci, teksa tregoi se si e kanë trajtuar disa njerëz të nervozuar, e kanë penguar ta kryejë punën e tij në terren.

KRMM “Pastrimi” kërkon nga qytetarët që të respektojnë punëtorët e saj. 

Go to TOP