“Publiku do të shohë një Big Brother siç nuk e ka parë kurrë” – 100 kamerat në shtëpinë më të famshme do ndizen më 13 janar

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania do të fillojë këtë të shtunë (13 janar).

Tashmë gjithçka është gati dhe premtohet një reality shou siç nuk e keni parë.

Pak ditë para nisjes së formatit, regjisori i Big Brother Ergys Lubonja, ka dhënë disa detaje të reja.

Ai theksoi se janë bërë investime të mëdha dhe se tani nuk do t’i shpëtojë asgjë publikut.

“Shumë të reja teknologjike, duke filluar nga kamerat, janë mbi 100. Investim të ri në mikrofona, ka shumë mikrofona në shtëpi të fshehur, publikut nuk do t’i mungojë asnjë gjë që ndodh aty”, tha Lubonja.

I njëjti lë të kuptohet gjithashtu se produksioni ka zgjedhur një kast të mrekullueshëm të banorëve.

“Nga produksioni është bërë një shumë e mirë për kastin, e cila është gjëja mbase më e rëndësishme në këtë Big Brother dhe mbi të gjitha për përmbajtjen. Besoj që publiku do të shohë një Big Brother siç nuk e ka parë kurrë”, ka thënë më tej.

Fitues i vitit të kaluar vlen të ceket se u shpall artisti shkodran, Luiz Ejlli.

Go to TOP