Publikohen pamjet me dron/ Tym dhe flakë, zjarri i frikshëm në fabrikën e peshkut në Lezhë, çfarë thotë policia

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme është përfshirë nga zjarri një fabrikë e përpunimit të peshkut në Lezhë. Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur të lënduar pasi fabrika, në momentin kur ka rënë zjarri, ka qenë e mbyllur.

Panik! Publikohen pamjet me dron/ Tym dhe flakë, zjarri i frikshëm

Më vonë, punëtorët kanë mbërritur për të nisur ditën e punës dhe janë përballur me zjarrin e frikshëm që ka kapluar të gjithë godinën.

Panik! Publikohen pamjet me dron/ Tym dhe flakë, zjarri i frikshëm

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë për shkak të tymit, mësohet se një zjarrfikës nuk është ndjerë mirë dhe është shoqëruar në spital.


Qielli mbi qytetin e Lezhës është errësuar këtë mëngjes nga gushet e zeza të tymit që dalin nga fabrika e përpunimit të peshkut.

Zjarffikësit po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërkohë që Policia ka devijuar trafikun në autostradën Lezhë-Tiranë për shkak të tymit.

Edhe njëherë pohohet se nuk ka punonjës të lënduar apo viktima nga zjarri që ka përfshirë fabrikën.


Go to TOP