PSG mposht Marseillen dhe ruan kreun e Ligue 1

PSG ka marrë një fitore minimale në ndeshjen kundër Olympique Marseille.

Parisienët shënuan në fundin e pjesës së parë, me anë të brazilianit Neymar JR.

Neymar shënoi në minutën e 45+1’, i asistuar nga Kylian Mbappe.

Pak para golit, ishte Lionel Messi ai që ishte afër të shënonte, por goditja e tij brilante nga gjuajtja e lirë u ndal në shtyllë.

Marseille mbeti me 10 lojtarë në minutën e 72’, kur Gigot u largua me të kuq. 

Me fitoren e sotme, PSG shkon në 29 pikë në vendin e parë, me tri pikë më shumë sesa vendi i dytë. Marseille mbetet në 23 pikë në pozitën e katërt.

Go to TOP