PSG ka rezervuar Kullën Eiffel, mësohet data e prezantimit të Messit?
Paris Saint-Germain thuhet se ka rezervuar Kullën Eifel dhe kjo thuhet se po lidhet me prezantimin e transferimit të madh të Lionel Messit.
Kur PSG theu rekordin botëror të transferimeve për të nënshkruar me Neymar nga Barcelona në vitin 2017, ata e prezantuan me stil yllin brazilian.
Drejtuesit e klubit brazilian thuhet se rezervuan për rreth 300 mijë euro Kullën Eifel dhe shkruan emrin e Neymarit aty, si prezantim i transferimit të ri.
Tani, duket sikur një transferim tjetër i madh mund të vendoset për një natë tjetër në monumentin më ikonik të Parisit, me nënshkrimin e Lionel Messit.
Sipas gazetarit të rrjetit televiziv ESPN, Diego Monroig, PSG ka rezervuar përsëri Kullën Eifel për të martën e 10 gushtit.
According to reports, the Eiffel Tower has been booked by PSG for 10th of August.
— Oddschanger (@Oddschanger) August 7, 2021
The last time they booked the Eiffel Tower was to announce Neymar back in 2017.
Lionel Messi, confirmed? 👀 pic.twitter.com/QDmtZm9Ocp
Natyrisht, kjo ka çuar në histori që sugjerojnë se zbulimi apo prezantimi i Messit do të bëhet në kryeqytetin francez pikërisht me këtë datë.
Transferimi i Messit kishte ngritur pyetje në lidhje me realizueshmërinë e marrëveshjes nëse PSG po planifikonte të pajtohej me Fair Play Financiar.
Megjithatë, për shkak të pandemisë, kufizimet janë lehtësuar dhe nuk do të pengojnë kalimin e nënshkrimit dhe Messi shpejt pritet të konfirmohet si lojtar i ri i PSG.
A date is set. 🗓https://t.co/bSWq5AZqeu
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) August 7, 2021