PSG-ja përmbys Barcelonën dhe merr fitore të madhe në udhëtim

Paris Saint-Germaini ka dëshmuar pse është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve.

Ndonëse me mungesa të shumta, PSG-ja fitoi ndaj Barcelonës në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.

Të mërkurën mbrëma në Barcelonë, parisienët fituan 2:1. 

Golin e fitores së madhe e shënoi Gonçalo Ramos në minutën e 90-të. 

Skuadra e Luis Enriques arriti te fitorja me përmbysje të rezultatit. 

Ferran Torres kaloi në epërsi 1:0 Barçën në minutën e 19-të.

Në minutën e 38-të për 1:1 shënoi Senny Mayulu.

Pjesa e dytë ishte e hapur me raste nga të dy palët. Por më shumë shfaqën parisienët, që e mbajtën kryesisht të qetë Lamine Yamalin. 

Para golit të fitores, PSG-ja e goditi edhe shtyllën dhe krijoi disa raste të mira.

Me paraqitjen e së mërkurës, PSG-ja ka dëshmuar se sërish është pretendent serioz për titull të Evropës.

Në Londër, Arsenal e ka nisur me këmbë të mbarë, duke fituar 2:0 kundër Olympiacos. Gabriel Martinelli ka shënuar golin e parë në minutën e dymbëdhjetë pas asistimit të Viktor Gyokeres, ndërsa Bukayo Saka e ka vulosur fitoren në kohën shtesë (90+2’), pas një kombinimi me Martin Odegaard.

Spektakël ka pasur edhe në Spanjë, ku Villarreal dhe Juventus i kanë ndarë pikët në një barazim dramatik 2:2. Mikautadze i ka kaluar vendasit në epërsi, por Juventus e ka përmbysur me Gatti dhe Conceicao. Megjithatë, Veiga e ka barazuar rezultatin në minutën e fundit për skuadrën spanjolle. 

Në ndeshjet e tjera, Monaco dhe Manchester City kanë barazuar 2-2, Borussia Dortmund ka deklasuar Athletic Club 4-1, Bayer Leverkusen dhe PSV Eindhoven janë ndarë baras 2-2 si dhe Napoli ka fituar ndaj Sporting CP 2-1. 

Të enjten nuk ka ndeshje nga Champions League, por ka ndeshje nga ligat e tjera: Europa League dhe Conference League. 


Go to TOP