PSG i mbyll derën sulmuesit Mohamed Salah

Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se ka heq dorë nga mundësia e nënshkrimit të sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sipas mediumit të njohur ESPN, përfaqësuesi i Egjiptit ishte një objektiv kryesor për PSG gjatë verës së fundit.

Sidoqoftë, ardhja e Lionel Messit nga Barcelona në ditët e fundit të e ka parë PSG-në të ndryshojë strategjinë e transferimeve.

Ky transferimi thuhet se ka bërë që PSG të heqë dorë nga ndjekja e Salahut dhe tani ata i kanë mbyllur derën përpjekjes për transferimin e sulmuesit të Reds në të ardhmen e afërt.

Salah ka më pak se dy vjet për të përfunduar marrëveshjen e tij aktuale me Liverpool, e cila vlen deri në veren e vitit 2013.

Ndryshe, Salah e ka nisur sezonin në mënyrë të përkryer duke shënuar 8 gola dhe 2 asistime në tetë ndëeshje në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Çmimi i egjiptianit në treg vlerësohet të jetë 100 milionë euro.

Go to TOP