PSG – Bayern Munich, Milan – Tottenham: Mbyllen pjesët e para
Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, raporton FrontOnline.
Pas 45 minutash, Milani po fiton 1:0 ndaj Tottenhamit në “San Siro”.
Ishte Brahim Diaz, ai i cili në minutën e shtatë ia dha epërsinë Milanit.
Kurse, ndeshja tjetër mes PSG-s dhe Bayern Munichut po luhet pa gola 0:0.
Ndryshe, këto dy ndeshje i takojnë fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
