Pse rusët i frikësohen anëtarësimit eventual të Finlandës në NATO?

Ndërsa e gjithë bota i ka kthyer sytë nga lufta në Ukrainë, ekspertët ushtarakë rusë thonë se anëtarësimi i Finlandës në në NATO mund të qojë në një konflikt me përmasa globale. Hyrja eventuale e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut mund të çojë në precedentë të rrezikshëm gjeopolitikë.Në këtë përfundim ka arritur doktori i Shkencave Ushtarake Konstantin Sivkov pasi ka analizuar vendimin e lidershipit të NATO-s.

“ Nuk duhet të kemi frikë se kriza në Ukrainë do të përshkallëzohet në një luftë botërore. Hyrja e Finlandës në NATO ka më shumë gjasa të jetë shkas për atë konflikt ,” tha ai. Sivkov e konsideron një seknar të tillë të rrezikshëm duke paralajmëruar pse mund të fillojnë luftëra në shkallë të gjerë në Detin Baltik.

Para së gjithash, Konstantin Sivkov tërhoqi vëmendjen për faktin se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i mundësojë Brukselit të marrë kontrollin e një pjese të Gjirit të Finlandës, gjë që do ta bëjë më të vështirë sigurimin e grupit detar rus në rajonin e Kaliningradit. Një skenar i tillë mund të provokojë Aleancën e Atlantikut të Veriut që të marrë masa të rrezikshme dhe vendimtare kundër anijeve të Flotës Ruse të Balltikut.

“Nëse Suedia dhe Finlanda shpallin një zonë prej 12 miljesh, atëherë në fakt fyti i Gjirit të Finlandës do të bllokohet – shpjegoi Sivkov.

Sipas ekspertit ushtarak, Aleanca e Atlantikut të Veriut ka shumë të ngjarë të përdorë territorin finlandez për të krijuar një bastion të ri kundër Rusisë.

Masa të tilla mund të merren sapo Helsinki të pajtohet me kushtet e Brukselit. Përveç kësaj, NATO do të jetë në gjendje të organizojë provokime të rrezikshme në Gjirin e Finlandës, të cilat do të çojnë në fillimin e armiqësive në shkallë të gjerë në zonën e Detit Baltik.

“Ura mbrojtëse finlandeze ka një rëndësi të madhe për zgjidhjen e detyrave në luftën e bllokut të NATO-s kundër veriut rus – përmblodhi Sivkov./IK

Go to TOP