“Pse hesht për vendimin e SHBA? A është i korruptuar Berisha?”, Fatos Lubonja debat të fortë me Lulzim Bashën, ja si i përgjigjet kryedemokrati

Analisti Fatos Lubonja ka debatuar ashpër me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për vendimin e përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa Basha tha se nuk e komentonte një vendim të qeverisë amerikane, Lubonja ka reaguar ashpër.

“Çfarë do të thotë kjo që nuk komentoj vendimin e qeverisë së SHBA? Ç’kuptim ka kjo? Ju për atë punë jeni? Të komentoni të gjitha vendimet. E pse nuk mund të komentohen vendimet e qeverisë amerikane. Vetë amerikanët i komentojnë vendimet e qeverisë së tyre. a erdhi Biden dhe i rrëzoi vendimet e qeverisë së Trump? E pse nuk mund t’i komentojmë ne?” – tha ndër të tjera Lubonja duke e sfiduar Bashën me një pyetje direkte: “Më thoni zoti Basha, a është i korruptuar Sali Berisha?”.

Basha në krahun tjetër i dha këtë përgjigje.

“Kam komentuar dhe komentoj çdo vendim të SHBA që ka të bëjë me interesin e shqiptarëve. Nuk mund të komentoj një vendim non grata. Unë nuk mund të ndikoj në një vendim të tillë. Përkundër të gjithë presionit të SHBA, BE dhe OSBE dola kundër në çështjen e reformës në drejtësi.

Në këtë rast ka 2 plane, atë etik dhe atë politik. Në planin etik ka folur edhe vete Berisha që një person i shpallur non grata nuk meriton të jetë as kryetar bashkie dhe as deputet.

Vendimet non grata ne nuk i kemi diskutuar asnjëherë. Ky ishte vendimi i parë në krahun tonë dhe na ra kokës. Për 3 muaj me radhë jam përpjekur në dialog të vazhdueshëm me Sali Berishën dhe autoritetet amerikane që të bëja diçka ndryshe nga standardi i vendosur me Tom Doshin, Vangjush Dakon… Në këtë rast duke respektuar kontributin e zotit Berisha kam arritur në përfundimin për pezullimin e tij derisa të zgjidhet çështja gjyqësore.

Nuk i komentoj vendimet e qeverisë amerikane sepse i kemi pranuar si juri kur lexojmë departamentin e DASH për korrupsionin në Shqipëri ndaj nuk mund ta komentoj kur shpallet non grata një anëtar i yni.

Dikush që është non grata nga SHBA nuk mund të jetë shpëtimtari i PD-së” tha Basha.

Go to TOP