Panairi i librit në Prishtinë nga e mërkura e deri më 21 qershor

Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026” hapet të mërkurën(17 qershor).  Organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në orën 12:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 21 qershor në orën 19:00.

Marrin pjesë mbi 60 botues shqiptarë.

Numri i titujve të rinj rreth 2000, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000Do të mbahen mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair.

 I ftuari i nderit është shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Go to TOP