Promo Zyrtare e “AgroFESTA” 2021, këta janë artistët pjesëmarrës

Kanë mbetur hiç më pak se edhe dy ditë deri në një nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë.

“AgroFESTA”, po vjen, teksa tashmë është bërë zyrtare programi i këtij edicioni që nis me 20 dhe përfundon me 22 gusht në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Eventi që ka për qëllim ruajtjen e traditave të lidhura me perimekulturën, bujqësinë, promovimi  i të gjithë potencialit prodhues, si dhe mundësi për promovimin e Krushës së Madhe në Kosovë dhe më tej.

Edicioni i VII, këtë vit vjen me një program të larmishëm, derisa është publikuar dhe promo zyrtare dhe emrat e artistëve pjesëmarrës.

Në këtë vit, këngëtarët që zbresin në skenën e “AgroFESTA”, janë: rep-artisti i njohur BimBimma, Lluni, Semi dhe DJ 029. /Kosova.info/

Go to TOP