Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe policia ushtrojnë urdhër kontrolle nëpër shkollat e mesme të Mitrovicës
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente, gjatë dy ditëve me 04 dhe 05 nëntor kanë ushtruar urdhër kontroll nëpër të gjithë shkollat e mesme të Mitrovicës.
Zbatimi i këtij urdhër kontrolli ka qenë në kuadër të veprimeve dhe të masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla.
Prokurori i shtetit dhe policia mbeten të përkushtuar që edhe në të ardhmen të zbatojnë urdhër kontrolle të tilla, me qëllim të ofrimit të së sigurisë nëpër shkolla si dhe parandalimit të dukurive negative. /Kosova.info/