Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për serbin “Llune” që u arrestua në veri

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’” i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Arrestimi i tij nxiti protestat e serbëve lokalë, me ç’rast janë sulmuar policët e Kosovës, tre prej të cilëve pësuan lëndime.

Go to TOP