Prokuroria nis hetim për zjarrin në objektin e Qeverisë
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se kanë iniciuar hetim për zjarrin që ka shpërthyer në depon e objektit të qeverisë (ish-Rilindja).
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky rast është iniciuar si “Zjarrëvënie”.
“Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz”.
“Derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Zjarrëvënie” dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
