Pas videos së VV-së deputetja e LDK-së: Ka ndërhyrje flagrante në drejtësi nga akterë institucional

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas videos së fundit të VV-së.

Kica-Xhelili ka kritikuar ministren e Drejtësisë për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari dhe ka kritikuar Kurtin për rastin e fundit në Shtërpcë.

“Ka ndërhyrje flagrante në drejtësi nga akterë institucional. Ka këshilltarë të Ministrisë së Drejtësisë që publikisht gjykojnë palë të proceseve gjyqësore për raste që po gjykohen e nuk janë përmbyllur. Akterë që s’e kanë as idenë më të vogël çka nënkupton ndarja e pushteteve e duan ndërkohë në emër të reformave të thella t’i pavarësojnë tutje këto institucione pa e pasur të qartë as për vete konceptin e pavarësisë institucionale”, shkruan ajo.

Ajo shton se në në dy vite të Qeverisë Kurti, vendi po jeton në realitete paralele.

Go to TOP