Prokuroria e Gjilanit: Trupi i pajetë i dyvjeçarit u dërgua në IML
Trupi i pajetë i fëmijës dyvjeçar i cili u dërgua dje pa shenja jete nga Novobërda në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ky vendim u mor nga prokurori, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes.
Kjo u konfirmua nga Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
