Neymar dëshiron të luajë me Messin: Leo është një person i madh

Neymar vazhdon të dërgojë sinjale për t`u larguar nga Arabia Saudite.

Asi brazilian, i mbuluar me ar nga Al Hilal, foli për mikrofonat e “ESPN”. I pyetur për një ribashkim të mundshëm me Lionel Messin, braziliani e kanë lë të hapur mundësinë që sërish të luajë bashkë argjentinasin.

“Leo është një person i mrekullueshëm. Shpresoj që ai të jetë i lumtur (te Inter Miami). Nëse ai është, atëherë jam edhe unë”, tha Neymar.

Sipas zërave, Neymar është i tunduar nga aventura amerikane. Kontrata e tij me Al Hilal skadon në qershor 2025 ndërsa Messi në Florida skadon në dhjetor 2025. Prandaj koha po mbaron.

Kujtojmë që të dy ndanë përvojë te Barcelona nga viti 2013 në 2017 dhe më pas në Paris Saint-Germain, nga vera e vitit 2021 deri në vitin 2023.

Në moshën 32 vjeçare, Neymar ishte në gjendje të vishte fanellën e Al Hilal vetëm në 5 raste, me një gol të shënuar në Ligën e Kampionëve të AFC dhe ka dhënë tre asistime në kampionat, përpara se të pësonte një dëmtim të ligamentit që pritet ta mbajë jashtë deri në maj.

Go to TOP