Prokurori i rastit tregon në detaje për gjetjen e trupit të Bedri Rexhepit dhe vrasjen e tij

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën janë dhënë detaje në lidhje me zhdukjen saktësisht vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.
Rexhepi i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga data 8 prill 2021 është kërkuar për më shumë se një vit.

Javën e kaluar në Novobërdë është njoftuar për gjetjen e disa mbetjeve mortore, e që është konfirmuar se i takonin trupit të Rexhepit.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka njoftuar se të arrestuar në lidhje me këtë rast janë: Jeton dhe Rexhep Vllasaliu.

Të lartcekurit dyshohen për vrasjen e Bedri Rexhepit.

“Të akuzuarit kanë besuar se tashmë i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon dhe me këtë rast e kanë ekzekutuar.Është pranuar një informacion i parë në lidhej me një automjet të braktisur të gjetur në një arë në fshatin Sushicë, rruga për në Janjevë, që ka qenë xhip ngjyrë hiri. Vetura ka qenë e mbyllur, askush s’ka qenë me të. Është bërë identifikimi se i kujt është automjeti dhe rezultoi se është i tij. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kanë filluar hetimet dhe kanë tentuar të binë në kontakt me pronarin e automjetit e më pas në kontakt me familjarë është zbuluar se nga data 8 prill 2021, rreth orës 16:00 i njëjti ka dalë nga banesa e tij dhe nga ajo kohë s’është parë më nga familjarët”,tha prokurori Hamiti.

Ai theksoi se menjëherë,në bashkëpunim me policinë (Njësia për Hetime Rajonale për Persona të Zhdukur), kanë filluar hetimet intensive për zbulimin e këtij rasti.

“Fillimisht është filluar me njësinë e qenve në Policinë e Kosovës, që të shikohet ajo pjesë ku është gjetur vetuar, për gjetjen e atij personi.Ajo që ka qenë pozitive e këtij hetimi është bashkëpunimi shumë i ngushtë me Policinë, FSK-në, po ashtu edhe AKI-në.Pas ekzaminimit të të gjitha 29 dëshmitarë relevantë janë në këtë aktakuzë, por janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje por dolën se s’janë relevantë për rastin. Por 29 si dëshmitarë na kanë ndihmuar për ndonjë element, që në fund ka rezultuar me suksese. Me datën 30.09.2022 kur u arrit të gjenden mbetjet mortore”,shtoi ai.

Prokurori tha se gjatë kësaj kohe veprimet hetimore kemi bërë ekzaminim të telefonit të pandehurve, fotografia e lëvizjes së të pandehurve përmes antenave telefonike.

“Janë siguruar kamerat në vendet ku ka pasur lëvizje të viktimës dhe të pandehurve, në ditën kritike dhe ditët në vijim”,tha ai.

Prokurori i rastit tha se njoftimin për gjetjen e ka marrë ai dhe i ka njoftuar drejtpërdrejtë familjarët.

“Kemi kërkuar prej tyre që derisa të bëhet identifikimi i viktimës të presin. Dje i kam njoftuar që është konfirmuar se ky është personi”,tha ai.

Go to TOP