Biznesmeni Bedri Rexhepi ishte vrarë për 30 mijë euro, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media në të cilën është bërë e ditur se biznesmeni Bedri Rexhepi që ishte zhdukur që nga data 9 prill 2021, është vrarë.
Avokati i rastit në kuadër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për krime të rënda, Armend Hamiti, ka deklaruar se tashmë janë njoftuar familjarët se gjetjet mortore të gjetura gjatë javës së kaluar në Novobërdë i takojnë trupit të Bedri Rexhepit.

“Dje gjatë ditës kam informuar familjarët e viktimës se nga mjekësia ligjore krahasimi i gjetjeve dhe të dhënat nga raporti stomatologjik para vërejtjes dhe rrethanat e tjera të shpërjerjes është vërtetuar identiteti i stërvitkam”,tha ai.

Ai theksoi se pas hetimit, sigurimit të të gjitha provave dhe dëshmive, është arritur të vërtetohet dyshimi i dhe është ngritur aktakuzë kundër dy personave, Jeton dhe Rexhep Vllasaliu në drejtim të veprës “Vrasje e rëndë”.

“Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale pas hetimit tonë që ka zgjatur rreth 18 muaj rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të dëmtimit material, gjegjësisht në shumën 30 mijë euro. Të akuzuarit kanë besuar se i ndjeri i posedon dhe të njëjtin e kanë ekzekutuar”,shtoi ai.

Go to TOP