Projektligji për masën e përkohshme (tavani i çmimeve për produktet themelore)

Shkruan: Naza KRASNIQI

Republika e Kosovës me Kushtetutë e ka të rregulluar tregun e lirë dhe po citoj nenin 10 (Ekonomia);

Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Projektligji Nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg (tavani i çmimeve për produkte themelore) i miratuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të dytë me datën 08.11.2022, i pa dekretuar për arsye se ky projektligj ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese nga LDK-ja, ndaj të cilit projektligj është vendos Masa e Sigurisë deri në përfundim të Shqyrtimit të lëndës nga Gjykata i Kushtetutës, mendoj që nuk është dashur që një projektligj i tillë të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Andaj personalisht paraqes opinionin tim profesional dhe shprehi shqetësim me veprimin e partisë e cila ka dërguar projektligjin në gjykatë duke u thirrur në një arsyetim që nuk i mbulon interesin e qytetarëve pa dashur të paragjykoj edhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky projektligj në parim është shumë i rëndësishëm dhe shumë domethënës për mbrojtjen e konsumatorit, një ligj i tillë i ka munguar Kosovës së pasluftës. Kosova si shtet nuk është imun ndaj ndikimit të krizave që janë shfaqur dhe do shfaqen në rajon, Evropë ose në botë, dhe shfrytëzimi i këtyre krizave nga individët (bizneset mafioze) që në kurriz të popullatës të pasurohen brenda periudhës se krizës me shuma marramendës është e pa tolerueshme dhe shteti duhet të veproj e sidomos me norma ligjore e sanksionuese në raste të caktuar. Kosova është shtet demokratik me ekonomi të tregut të lirë, po shteti nuk guxon të shikoj dhe të mos veproj kur në raste të destabilizimit të tregut në raste të veçanta të krizave si në rastin e pandemisë Covid-19, inflacionit me rastin e luftës në Ukrainë, e mos të veproj kur drejtpërdrejt lidhet me ekzistencën e popullatës në artikujt themelor të mbijetesës e sidomos kur grupe mafioze të biznesit pa asnjë arsye ose fakti vepron duke rritur çmimet marramendëse dhe të papërballueshme për artikujt themelore.

Parimet e Përgjithshme të nenit 119 paragrafi 3 i Kushtetutës së Kosovës e citon 3. Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj. Fjala me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj në bazë të këtij paragrafi parasheh se shteti duhet të ndërhyj ligjërisht duke nxjerrë ligjin sidomos në rrethana kur tregu destabilizohet në raste të veçanta. Me këtë projekt ligj shteti nuk kufizon ose ndërhyn në tregun e lirë, por kur kriza kaplon vendin dhe kur bizneset brenda natës i fluturojnë çmimet e artikujve themelor për ekzistencën e qytetarëve, atëherë shteti përmes normativës ligjore pa i kufizuar bizneset, por vendose kontrollin në artikujt themelor dhe në asnjë formë nuk mohon fitimin bazë të biznesit, por e vendos masën e fitimit të arsyeshëm.

Po e paraqes një shembull të tavanit i çmimeve ndaj naftëtarëve. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me vendim pata vendosur tavanin e çmimit për periudhën e caktuar 1 mujor, naftëtarët me shumicë fitim deri në maximum 2 cent për litër naftë, ndërsa ata me pakicë 6 cent për litër naftë, nga ky vendim nuk ka pasur ndikim negativ në fitim e naftëtarëve përkundrazi edhe rrethanave normale fitimi me pakicë për një litër naftë nuk ka qenë me shumë se 5 ose 6 cent për litër. Por ka penguar naftëtarët e papërgjegjshëm që të fitojnë shuma marramendëse brenda natës në kurriz të qytetarëve, sepse bizneset e pista kërkojnë destabilizim tregu për të përfituar jashtë ligjshëm fitime të paarsyeshme.

Paragrafi 3 i nenit 3 të LIGJ PËR MASAT E PËRKOHSHME TË PRODUKTEVE THEMELORE NË RASTE TË VEÇANTA TË DESTABILIZIMIT NË TREG e citonë;3. Destabilizimi i tregut nënkupton gjendjen e krijuar nga forca madhore, nga rrethanat e pakontrolluara, të cilat shkaktojnë spekulime në treg me ngritje të menjëhershme të çmimeve dhe mungesë të theksuar të produkteve themelore.

Nga ky paragraf shihet qartë se qëllimi i ligjit nuk është për me shkatërrua biznesin përkundrazi ka qëllim me mbrojtur konsumatorin nga matrapazët e biznesit të kontrabanduar që personat e tillë vetëm tregtarë nuk janë.

Andaj si është e mundur të mos veproj shteti me ligj kur jemi dëshmitar të ngritjeve të çmimeve si në rastin e shpalljes së pandemisë Covid-19 në marsin e viti 2020 kur automatikisht çmimet fluturuan si p.sh. 25 kg miell arriti për pak ditë deri në 80€, vaji 4€, duke krijuar panik dhe duke i larguar nga depoja artikujt me qëllim që të krijohet frik të popullata pastaj shitjen e këtyre artikujve ti shesin me çmime enorme, sepse në aspektin ekonomik nuk do ketë pengesa e as mbyllje të kufijve.

E njëjta metodë u përdor nga biznesit e tilla me rastin e luftës në Ukrainë dhe inflacionit që përfshiu Europën. Ka ardhur momenti jo të kundërshtohet ky projekt ligj përkundrazi të mbështet dhe të vendoset një rregull dhe bazë ligjore që ne momentin e krizave të veçanta shteti ta mbroj konsumatorin deri në përfundim të krizës.

Arsyetimi i partisë politike dhe disa biznese se Kushtetuta e mbron tregun e lirë po gabojnë se Kushtetuta së pari e mbron konsumatorin pastaj e mbron të drejtën e tregut të lirë, nuk ka Kushtetutë demokratike në bote se në emër të tregut të lirë ta shkatërroj popullatën duke lejuar bizneset të shfrytëzojnë situata të veçantë të destabilizimin të tregut.

Paragrafi 3 neni 5 i projektligjit e citon:

Masat mbrojtëse caktohen në përpjesëtim me nevojën për mbrojtjen e konsumatorit dhe duke marrë parasysh barrën ndaj operatorit ekonomik te fjali (dhe duke marr parasysh barrën ndaj operatorit ekonomik) lenë të kuptohet se shteti përkundër mbrojtës se konsumatorit me Kushtetutë dhe ligj që ta mbroj edhe biznesin, por në raste të veçantë fitimi për biznese të mos jetë i pakufizuar vetëm për artikujt esencial ose themelor të përcaktuar sipas nenit 4 të këtij projektligji.

Go to TOP