Profesori Joseph: Ishte e pritshme që Osmani të tejkalonte Vuçiqin me paraqitjen e saj në KS të OKB-së

Edward Joseph, profesori i Universitetit “John Hopkins, e ka lavduar presidenten Vjosa Osmani për paraqitjen e djeshme të saj në seancën raportuese për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se Osmani me fjalimin e saj e ka mbizotëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Surpriza më e madhe nga përballja në KS të OKB-së mes presidentes së Kosovës ,Vjosa Osmani, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte se Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoze dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka thënë Joseph.

Go to TOP