Prodhohen 300 kontejnerë për kryeqytetin

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore kanë finalizuar fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve për kryeqytetin.

Sipas njoftimit, procesi i prodhimit të këtyre kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor të vitit 2023, në bashkëpunim me ish-nënkryetaren e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Këta të fundit janë shkarkuar nga pozitat e tyre me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. /Kosova.info/

Go to TOP