Prodhimi i patates mbulon kërkesat vendore, tepron edhe për eksport 

Sivjet kushtet klimatike janë dukshëm më të mira sesa vitin e kaluar edhe për mbjelljen e patates. Krahas kësaj, edhe çmimi i saj i shitjes është më i mirë. Patatja është ndër produktet e pakta që me prodhimin e saj plotësohen kërkesat vendore, si dhe tepron edhe për eksport.

Berat Ademi fermer nga Komuna e Vushtrrisë, këtë vit ka planifikuar që të mbjellë 10 hektarë me këtë kulturë. Ai është koperant i kompanisë vendore që merret me prodhimin dhe përpunimin e patates në Pestovë të Vushtrrisë. Për dallim nga viti i kaluar thotë se këtë vit moti është dukshëm më i mirë për mbjelljen e kësaj kulture.

Se janë kushtet dukshëm më të mira për mbjellje e pohon edhe Agron Halimi, menaxher për cilësi dhe siguri ushqimore në kompaninë vendore të prodhimit dhe përpunimit të patates.

Koha ideale për mbjelljen e kësaj kulture është fundi i muajit mars dhe fillimi i muajit prill. Para procesit të mbjelljes, për të pasur cilësi dhe rendiment të lartë, duhet të ndërmerren masat agroteknike. Agron Halimi i cili është doktor i bujqësisë thotë se në bashkëpunim me koperantët fillimisht zbatojnë qarkullimin fushorë. Masë tjetër për tu mbrojtur nga dëmtuesit është lëvrimi i arave në vjeshtë dhe trajtimi I tokës për baroja para lëvrimit të tokës.

Viteve të fundit renditja e të reshurave në vendin tonë është çorientuar në drejtim të kërkesave të bimës për ujitje, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Andaj sistemi i ujitjes është i nevojshëm në prodhimtarinë e patates.

Patatja shitet në tregun vendor, në regjion dhe Evropë. Çmimi i saj dy vitet e fundit është më i volitshëm.

Subvencionet për kulturën e patates vlerësohen të mira. Problematikë për fermerët është që së bashku me rritjen e vlerës së subvencioneve janë rritur edhe qiraja e tokës 22 Agroni Pas vjeljes së patates, shitjes së saj për konsum të freskët dhe përpunim, një sasi e sajë kalon në procesin Rafshi i Dukagjinit dhe rrafshi i Kosovës janë dy regjione të vendit tonë me kushte shumë të mira për kultivim të patates, derisa me një punë profesionale, patatja mund të mbjellët në shumicën e territoreve të vendit tonë.

Doktori i bujqësisë Agron thotë se kultura e patates është ndër produktet e pakta vendore që përmbush nevojën e konsumit vendor dhe prodhohet sasi edhe për eksport.

Go to TOP