Prizreni edhe me një çerdhe publike, nga e hëna hapen dyert për fëmijët

U deshën më shumë se tre vite që më në fund të përmbyllen punimet e ndërtimit të çerdhes,publike në Prizren, që vlerësohet si më e madhja në vend. Nga 3 qershori prindërit e komunës së Prizrenit do të kenë mundësi që fëmijët e tyre të fillojnë hapat e parë të dijes në çerdhen e shumëpritur në lagjen ” Bajram Curri”. Institucioni parashkollor ka një hapësirë prej 2 mijë metrash katror dhe një oborr prej 7 mijë metrave katror.

Mbi tre vjet më parë u vu gurthemeli i çerdhes publike në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Por deri më tani ky institucion parashkollor nuk u funksionalizua, pasi e përcollën një sërë sfidash. Siç shprehet drejtori i këtij institucioni, Driton Susuri për më shumë se dy vite asgjë nuk u prek në këtë institucion.

“Çerdhja e lagjes “Bajram Curri” ka mbi 2 mijë metra katror vetëm objekti, ndërsa hapësira e oborrit është rreth 7 mijë metra katror ku pritet së shpejti të rregullohet edhe këndi i lojërave”, tha ai.

Ai ka thënë se çerdhja do të hapë dyert për të vegjlit e Prizrenit më 3 qershor , ndërsa interesimi për regjistrimin e fëmijëve ka qenë i madh.

Sipas tij, për shkak të adaptimit të fëmijëve dhe sigurimit të ushqimit, këtë verë deri në shtator do të punohet me orar të shkurtër.

Kurse, prindërit janë ata që e kanë pritur me padurim hapjen e institucionit shkollor në këtë lagje.

Stafi edukativo arsimorë është kompletuar nga DKA në Prizren , ndërsa ky është institucioni i dytë publik parashkollorë në komunën e Prizrenit, me kapacitet mbi 200 fëmijë dhe është investim i përbashkët i ministrisë së arsimit dhe komunës së Prizrenit.

Go to TOP