Prizreni bëhet nikoqir i 120 shteteve
Njerëz nga gjashtë kontinente të botës, i lidhi Prizreni.
Ky qytet është nikoqir i konferencës FOSS4G me 650 pjesëmarrës nga 120 shtete, që po mbahet për herë të parë në Ballkan.
Organizimi i kësaj ngjarjeje botërore në fushën e teknologjisë gjeohapësinore përfshinë mbajtjen e ligjëratave për shtatë ditë rresht, por ndikim pritet të ketë edhe në fushën e biznesit.
Organizatori Besfort Guri, tha se ky organizim ka për qëllim që në të ardhmen njerëzit të punësohen ose të shtohen bashkëpunimet edhe ndërmjet bizneseve të huaja e atyre kosovare.
Pjesëmarrësit thanë se shkëmbimi i njohurive teknologjike e nxënia e mësimeve të reja është pika më e rëndësishme e kësaj konference që pritet të jetë e hapur deri më 3 korrik.
Prev Post
Moti me shi në vikend
