Prizren, policia në veprim kundër parkimeve joligjore dhe zhurmave

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit ka hartuar një plan operativ kundër parkingjeve ilegale dhe zhurmës në lagjen “Ortakoll”, duke shqiptuar më shumë se 100 gjoba brenda tri netëve.

“Policia e Kosovës respektivisht Stacioni Policor Prizren krahas shumë angazhimeve tjera në tërë territorin e zonës se përgjegjësisë është në zbatim të Planit Operativ ”Sezoni Verore 2024” ku në kuadër të saj, ka hartuar Planin e Veprimit për parkingjet ilegale dhe zhurmën e krijuar nga lokalet në lagjen Ortakoll”, thuhet në njoftim.

Plani i veprimit u zbatua në lagjen ‘Ortakoll’ me datat 21, 22 dhe 23 Qershor 2024 nga ora 22:00 deri 02:00.

“Ky plan veprimi është zbatuar edhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Inspektorateve KK Prizren. Gjate zbatimit të planit të veprimit janë shqiptuar 117 vendime për kundërvajtjet kryesisht parkime ilegale për rreth lokaleve – kafeneve”, njofton policia.

Sipas njoftimit, angazhim policor në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektorateve e në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore do të vazhdojë edhe ditëve në vijim dhe jo vetëm në lagjen ‘Ortakoll’, por edhe lagjeve të tjera.

Go to TOP