Prizren: MARSHI I PAQËS: “Mos harroni Srebrenicën 2021”

Me rastin e ditës përkujtimore dhe 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, nën iniciativën e Odës Ndërkombëtare të Rinjve Prizren, Junior Chamber International Prizren, në bashkëpunim me ShKA Sharski Behar dhe mbështetur nga Komuna e Prizrenit dhe slogani “Mos harroni Srebrenicën 2021”. Këtë vit, tradicionalisht në Prizren organizohet shenimi i ditës përkujtimore me rastin e gjenocidit në Srebrenicë. Këtë herë, Komiteti Organizativ i Ditës së Përkujtimit – Mos harroni Srebrenicën 2021 është pjesë e JCI Prizren dhe ShKA Sharski Behar me mbështetjen e Komunës së Prizrenit.

Ndryshe duke shënuar ditën përkujtimore: “Mos harroni Srebrenicën” do të mbahet këtë vit të Dielën, 11 Korrik 2021, duke filluar nga ora 6:00 pasdite. Ngjarja qendrore do të fillojë para kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, nga ku do të fillojë MARSHI I PAQËS, dhe më pas do të vazhdojë në kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, ku do të prezentohët programi për pranishëm. /Kosova.info

Go to TOP