Prizren/ Jep dorëheqje Vjollca Kabashi

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, Vjollca Kabashi, ka treguar që ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale në Komunën  e Prizrenit.

Kabashi këtë pozitë ka marrë nga koalicioni ndërmjet AAK -së dhe PDK -së  për të qeverisur në mandat 4 vjeçar të udhequr nga kryetari Shaqir Totaj.

Kabashi ka shkruar se dorëheqja erdhi “pas detyrimit të nënshkrimit nën kërcënim brenda zyrës së kryetarit, i dërgova e -mail përsëri kryetarit ku lidhur me këtë rast i njoftova dhe u drejtova në stacionin policor ku dhashë deklaratë në njësitin e krimeve ekonomike në Prizren për të gjitha këto parregullsi”.

“Për 10muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim”, shkruan Kabashi në Facebook, përcjell Kosova.info

Postimi i Plotë i Vjollca Kabashit:

Go to TOP