Prishtinë: Arrestohet e dyshuara që mashtronte me termine për viza pune
Policia në Prishtinë njofton se ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta gjatë periudhës 2023-2024 kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.
Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
